Cila ngjyrë buzëkuqi është e përkryer për gratë në të 30-at, 40-at dhe 50-at e tyre

“Lulet në qytet janë si buzëkuqi i një gruaje – ju bën që të dukeni më mirë nëse keni pak ngjyrë” – Lady Bird Johnson

Një nuancë ju bën të dukeni më të reja, më të freskëta dhe më tërheqëse!

Shumë grave buzëkuqi u jep vetëbesim, andaj buzëkuqi në buzë i bën ato të duken më të bukura dhe më tërheqëse. Zgjedhja e duhur e buzëkuqit varet nga toni i lëkurës, ngjyra e flokëve dhe e syve, forma e buzëve dhe mosha. Sigurisht, duhet të vishni gjithmonë atë që ju bën të ndiheni mirë, pavarësisht tendencave dhe rregullave.

Mirëpo, nëse dëshironi të harmonizoni nuancën e buzëkuqit tuaj me moshën, atëherë mësoni kur është koha e përkryer për ngjyra të caktuara, transmeton Telegrafi.

Shmangni vjollcën pas moshës 30-veçare

Më mirë është të zgjidhni nuanca klasike të buzëkuqve, si p.sh. të kuqen dhe bordonë. Gjithashtu, tonet “nudo” do të vazhdojnë të freskojnë dhe rinojnë fytyrën, posaçërisht nëse i grimoni sytë me nuanca më të çelëta. Njëherësh, fytyra duhet të ketë më shumë pigmente, por jo portokalli apo bezhë.

Kur bëhet fjalë për teksturën, buzëkuqtë hidratues apo gjysmë mat janë të përshtatshëm pas moshës 30-vjeçare. Një shkëlqim i thjeshtë transparent mund të ndihmojë gjithashtu në theksimin e vëllimit të buzëve.

Shkëlqim dhe theks pas moshës 40-vjeçare

Mjeshtrit e grimit sugjerojnë që damat pas moshës 40-vjeçare me vete shpesh të kenë buzëkuq me pigment të kuq – nga ngjyra bordo dhe e kuqe në rozë. Ngjyra e kuqe e ndezur e buzëkuqit mund të nxjerrë në pah buzët tuaja, të freskojë fytyrën tuaj dhe t’ju bëjë të dukeni më të reja.

Me nuancat nudo të buzëkuqve duhet të jeni posaçërisht të kujdesshme, sepse nëse nuk i harmonizoni mirë, fytyra mund të duket e lodhur. Në këtë moshë shumicës së grave mbi dyzet vjeçe shkëlqimi për buzë nuk do t’u shkëlqejë më së miri.

Refuzimi i nuancave të lehta pas moshës 50-vjeçare

Nuancat tepër të errëta gjithashtu është më mirë të lihen anash, sepse “vjedhin” vëllimin natyral buzët që mund të humbasin pak me kalimin e moshës. Sfidë në këtë moshë janë edhe buzëkuqet mat sepse mund të theksojnë linjat rreth buzëve.

Nisur nga kjo, nuanca perfekte pas moshës 50 vjeçare është e kuqja e patejkalueshme. I jep fytyrës vitalitet, na bën të dukemi më të rinj dhe më të freskët. /Telegrafi/

SHARE