DUKAJ MERR PJESË NË MBLEDHJEN E 14-të TË BORDIT TË DREJTORËVE NË NIVEL MINISTROR NË TIRANË

Shkolla Rajonale për Administratën Publike (ReSPA) zhvilloi mbledhjen e 14-të të Bordit të Drejtorëve në nivel ministror në Tiranë. Në këtë mbledhje muar pjesë ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ku theksoi se janë të vetëdijshëm për nevojën e fuqizimit dhe motivimit të punonjësve. „Ajo që është inkurajuese është reagimi pozitiv i institucioneve për të siguruar mbajtjen e njerëzve cilësorë dhe profesionistë në administratën shtetërore përmes modeleve të motivimit të zyrtarëve,“ tha Dukaj. Ai shtoi se procesi i depolitizimit dhe profesionalizimit është një proces afatgjatë dhe kërkues, për të cilin janë në dijeni në Mal të Zi. „Në këtë drejtim, aktualisht po bëjmë të gjitha përpjekjet që përmes mekanizmave të ndryshëm të sigurojmë që nëpunësit civilë dhe punonjësit e shtetit kompetent, profesional dhe të përkushtuar të shpërblehen sipas parimit të meritës dhe rezultateve të arritura,“ thotë ministri Dukaj.

SHARE