ABAZOVIQ: LIGJI PËR PRESIDENTIN DUHET TË KALOJË NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq u ka bërë apel deputetëve që, siç thotë ai, mendojnë mirë për Malin e Zi, të zgjedhin të paktën një gjyqtar dhe të zhbllokojnë Gjykatën Kushtetuese. I pyetur nëse LQ URA do të votojë në raundin e dytë për ndryshime në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, Abazoviq tha: “Pritjet e mia janë që në datën 22 nëntor ose kur të ketë seancë, të votojmë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk mund të votojmë për katër, le të votojmë për të paktën një. Pas kësaj do të mund të dërgohet ligji në Gjykatën Kushtetuese ose do të shohim disa zgjidhje të tjera. Pa këtë, është e kotë të flasim për zhbllokimin. Apeli im është që të gjithë deputetët që ja mendojnë të mirën Malit të Zi ta zhbllokojnë Gjykatën Kushtetuese”, tha Abazoviq për gazetarët. Ai thotë se Ligji për Presidentin apo çdo akt tjetër duhet të kalojë vetëm testin e Gjykatës Kushtetuese. “Është adresa e vetme që mund të japë fjalën përfundimtare nëse diçka është në përputhje me Kushtetutën apo jo”, tha Abazoviq.

SHARE