FRANCA DHE MALI I ZI SË BASHKU PËR PËRPARIM DHE VLERA EVROPIANE

Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ishte mbrëmë mysafir i presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij në Pallatin Elysee në Paris. Kryeministri njoftoi në Twitter se ata ndajnë besimin se nuk ka zgjidhje mes luftës dhe paqes. “Ne zgjedhim paqen. Franca dhe Mali i Zi së bashku për përparimin, vlerat evropiane dhe tranzicionin ekologjik”, ka shkruar Abazoviq. Ai mori pjesë dje në panelin, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku ndër të tjera folën, Macron, Presidenti i Argjentinës Alberto Fernandez, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Guinea-Bissau Umaro Sissoko Embalo, si dhe përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare.

SHARE