- Serviret për (persona): 4 Persona
- Koha e pregatitjes: 10min
- Koha e gatimit: 20min
- Vështirësia: E lehtë
Shumë të thjeshta në përgatitje, shumë të shijshme!
Përbërësit
- 300 gram miell
- 100 gram sheqer
- 7 lugë gjelle vaj
- 1 vezë
- lëngu dhe lëkura e 1 limoni.
Udhëzimet
- Në një tas rrihni të verdhën e vezës me sheqerin dhe vajin . Më pas i shtoni të bardhën e vezës që duhet ta keni rrahur paraprakisht.
- Shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit dhe i përzieni mirë.
- Tani i shtoni gradualisht miellin dhe i trazoni të gjitha bashkë.
- Filloni e formoni me dorë biskotat tuaja sipas dëshirës, i lyeni me sheqer pluhur dhe i radhisni njëra pas tjetrës në një tavë.
- Kështu veproni deri në fund.
- I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.
- Ju bëftë mirë!