- Serviret për (persona): 4 Persona
- Koha e pregatitjes: 10min
- Koha e gatimit: 15min
- Vështirësia: E lehtë
Kur nuk ke ndonjë ide fikse se çfarë të gatuash, kjo recetë është ajo që të duhet!
Përbërësit
- 1 pako makarona (modeli sipas dëshirës)
- 500 gram mish të grirë viçi
- 1 qepë e grirë imët
- 2 thelpi hudhër
- 4 lugë gjelle salcë domateje
- 1 lugë kafe rigon
- 1 filxhan çaji me djathë parmixhano
- Kripë, piper.
Udhëzimet
- Në një tenxhere me ujë e kripë zieni si zakonisht makaronat.
- Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat.
- Shtoni salcën e domateve (të bërë vetë dhe e përzieni mirë)
- Pas 5 minutave, shtoni mishin, pak kripë, piper dhe rigon.
- I përzieni mirë të gjitha bashkë.
- Në tiganin ku keni salcën shtoni makaronat dhe i përzieni të gjitha bashkë.
- Shërbejeni të ngrohtë me djathin parmixhano sipër!
- Ju bëftë mir!