Rizoto me perime dhe mish pule

  • Serviret për (persona): 8 Persona
  • Koha e pregatitjes: 5min
  • Koha e gatimit: 30min
  • Vështirësia: E lehtë

Një drekë e thjeshtë që nuk kërkon ndonjë kosto të madhe, por që padyshim do ju pëlqejë të gjithëve!

Përbërësit

  • 2 karota të prera në kubik të vegjël
  • 1 filxhan me misra të gatshëm
  • 1 filxhan me bizele të ngrira
  • 2 filxhanë me oriz basamati
  • 3 gota lëng pule
  • 2 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë imët
  • Borzilok i freskët për servirje
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • 2 gjokse pule të prerë në kubik të vegjël
  • Kripë, piper.

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere në zjarr mesatar shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni qepët derisa ato të zbuten.
  2. Pas 5-7 minutash shtoni hudhrat.
  3. Më pas shtoni mishin e pulës dhe i marinoni me rigon, kripë, piper për shije.
  4. I lini për 7 minuta në zjarr.
  5. Tani shtoni orizin dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë për 1-2 minuta.
  6. Shtoni perimet, shtoni kripë e piper dhe lëngun e pulës.
  7. Pasi i keni përzierë të gjitha bashkë, i vini kapakun dhe e lini rizoton derisa të pijë komplet lëngun.
  8. 5 minutat e fundit i shtoni djathin parmigiano, borzilokun e freskët.
  9. E fikni zjarrin dhe e shërbeni nëpër pjata pas disa minutave.
  10. Ju bëftë mirë!
SHARE