- Serviret për (persona): 4 Persona
- Koha e pregatitjes: 10min
- Koha e gatimit: 20min
- Vështirësia :E lehtë
Një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë, për të cilën nuk ju nevojitet mikser.
Përbërësit
- 250 gr miell
- 250 ml qumësht
- 180 gr sheqer
- 200 gr cokollatë gatimi
- 90 ml vaj
- 3 lugë gjelle kakao
- 1 pluhur pjekje
- ½ lugë e vogël sodë
- 1 vezë.
Udhëzimet
- Miellin bëjeni bashkë me kakaon, sheqerin, sodën dhe pluhurin për pjekje.
- Vezët rrahini me qumështin dhe vajin. Më pas shtojini tek masa qe përgatitëm pak me parë.
- Shtoni edhe 2/3 e çokollatës së grirë imët dhe trazojini të gjitha bashkë.
- Brumin e fituar hidheni te format per muffins në fund shtoni edhe pak çokollatë të grirë sipër.
- Piqini për 20 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.
- Ju bëftë mir!.