Volvo Cars prezanton SUV-in plotësisht elektrik, EX90

Në Stokholm, Volvo Cars prezantoi SUV-in e saj kryesor të ri, plotësisht elektrik, EX90 me 7 vende.

Duke filluar me Volvo EX90, Volvo Cars do të prezantojë çdo vit një makinë të re plotësisht elektrike.

Deri në vitin 2030, kompania synon të shesë vetëm makina plotësisht elektrike, transmeton Telegrafi.

Volvo EX90

Volvo EX90 do të ndërtohet në SHBA duke filluar nga viti i ardhshëm dhe më vonë edhe në Kinë. Deri atëherë, kompania synon që këto dy objekte prodhimi të jenë neutrale ndaj klimës.

Versioni i disponueshëm fillimisht me të gjitha rrotat me dy motorë fuqizohet nga një bateri 111 kWh dhe dy motorë elektrikë me magnet të përhershëm duke dhënë së bashku – në versionin e tij të performancës – 380 kW (517 hp) dhe 910 N·m çift rrotullues.

Në kombinim me shasinë krejt të re, kjo krijon një përvojë të shkëlqyer dhe të qetë drejtimi. /Telegrafi/

SHARE