Si t’i lani pulovrat dhe të mbeten të buta

Keni gjetur një pulovër i cili është përsosmërisht i butë dhe i ngrohtë. Por, pasi që e keni blerë dhe e keni larë, nuk është as përafërsisht po aq i bukur si më parë

Apo, mbase e keni larë dhe bartur disa herë dhe keni vërejtur që gradualisht ka filluar të humbë butësinë për shkak të së cilës jeni dashuruar në të.

Në të dyja rastet, kurrë nuk është argëtuese kur fanella aq e dashur humb butësinë e vet. Megjithatë, ka gjëra të cilat mund t’i bëni që të mos ndodhë ashtu.

Edhe pse pëlhurat ndryshojnë pas bartjes dhe larjes së vazhdueshme, kujdesi i duhur ndaj pulovrave tuaj mund të ulë shpenzimin dhe vjetërsimin dhe t’i zgjatet afati i qëndrueshmërisë, transmeton Telegrafi.

Përdorni detergjentin e duhur

Shumica e njerëzve vendimin për atë se çfarë të përdorin e mbështesin ekskluzivisht në çmimin apo aromën, mirëpo ky nuk është gjithmonë opsioni më i mirë.

Në qoftë se dëshironi të mbani të butë pulovrin tuaj të preferuar dhe t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë, duhet të përdorni detergjent të butë për larje të rrobave.

Largoni njolla në mënyrën e duhur

Shumica produkteve për eliminimin e njollave janë në fakt të ashpra dhe mund të dëmtojnë pëlhurën derisa heq njollën.

Në vend që të përdorni kimikate të ashpra për pastrim, mendoni për të provuar ndonjë ilaç natyral për eliminimin e njollave. Janë shumë më të sigurt për pulovrat tuaj, por shumica e tyre veprojnë madje edhe më mirë se produktet e shtrenjta për eliminimin e njollave.

Mos përdorni zbutës

Zbutësit e pëlhurave mund të grumbullohen në rroba dhe në fakt mund t’i bëjnë ato më pak të buta. Gjithashtu mund të dëmtojnë cilësi të caktuara të pëlhurave, andaj më mirë është t’i shmangni.

Kthejeni pulovrin nga brenda përpara se ta lani

Përpara se ta vendosni pulovrin në rrobalarëse, kthejeni nga brenda. Kjo ndihmon në mbrojtjen e pjesës së jashtme të veshjes nga dëmtimet që mund të ndodhin gjatë ciklit të larjes. Kur lani pulovrat me kapuç, sigurohuni që t’i mbyllni ato me zinxhir.

Kryeni një cikël shtesë shpëlarjeje

Zakonisht ne jemi të gjithë për ruajtjen e ujit. Por kur bëhet fjalë për mbajtjen e pulovrave të butë, një cikël shtesë shpëlarjeje është i nevojshëm. Përmes ciklit shtesë të shpëlarjeje nga pulovri hiqet çdo gjurmë detergjenti.

Thajini në ajër

Hedhja e pulovrave në tharëse ndoshta duket si një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u siguruar që ajo të mbetet e bukur dhe e butë, por në fakt mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Tharja me ajër është një opsion shumë më i mirë dhe e lë të butë fanellën. /Telegrafi/

SHARE