Fifi dhe Markel Goga publikojnë bashkëpunimin e ri “Dehur”

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri.

Ajo kësaj radhe ka bashkëpunuar me artistin e ri Markel Goga, në një këngë të titulluar “Dehur”.

Kënga është e zhanrit baladë, e cila është punuar nga vet dyshja interpretuese e këngës.

Foto: Fifi/YouTube

Njashtu dhe teksti është shkruar nga Markel Goga dhe Fifi.

Bashkëpunimi është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.

Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films. /Telegrafi/

SHARE