“PARKING SERVIS”: PARKINGU FALAS TË PREMTEN DHE TË SHTUNËN NË ULQIN

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Ulqinit se parkimi nuk do të paguhet të premten dhe të shtunën me 11 dhe 12 nëntor, përkatësisht se Ulqini do të jetë epiqendër sportive në ato ditë për shkak të ngjarjes së paralajmëruar që do të mbledhë lojtarë të shumtë të futbollit nga ish-Jugosllavia. Duke qenë se ky event do të ketë një rëndësi të madhe për afirmimin e sportit dhe turizmit në përgjithësi, dëshirojmë të japim kontributin tonë modest në këtë mënyrë që “Lojërat e Ulqinit të Ivanit” të zhvillohen në rendin më të mirë.

SHARE