VUKÇEVIQ: NUK KA KUSHTE PËR THIRRJEN E SEANCËS

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Kryeqytetit, Veselin Vukçeviq, u tha anëtarëve të atij organi se nuk janë plotësuar kushtet që komisioni të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podgoricë. Ai tha se Gjykata Kushtetuese ka pranuar 14 ankesa kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me zgjedhjet në Podgoricë të 23 tetorit.  Vukçeviq thotë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 26 tetor ka përcaktuar se rezultatet përfundimtare nuk mund të shpallen derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për ankesat. „Lidhur me kërkesën për thirrjen e seancës, ju njoftoj se nuk i plotëson kushtet e nenit 11 paragrafi 1 të Rregullores së Punës së Komisionit. Gjegjësisht, dispozita e përmendur parasheh që seanca e Komisionit thirret dhe rendin e ditës e propozon kryetari i Komisionit, kur ka nevojë për punën e Komisionit, me iniciativën e tij ose me kërkesën e së paku tre anëtarëve të Komisionit,“ tha ai. Ai pretendon se përcaktimi i kundërligjshëm i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve para marrjes së vendimeve përfundimtare apo ekzekutive të Gjykatës Kushtetuese do të përbënte vepër penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare.

SHARE