Deputetët diskutuan për gjendjen e sektorit të energjisë. Nga Agjencia Rregullatore për Energji thonë se problemi kryesor është se nuk po investohet mjaftueshëm në sektorin e energjisë dhe se ende nuk janë miratuar dokumentet kyçe që përcaktojnë zhvillimin e energjisë. “Nga këto dokumente ne nuk e dimë se cila është politika jonë, as nuk dimë cilat janë qëllimet dhe afatet tona. Në këto situata investitorët spekulatorë do të na përdorin si pre dhe investitorët seriozë do të na anashkalojnë. Duhet ta kemi të qartë se kriza të tilla globale prekin të gjithë, por jo të gjithë në mënyrë të barabartë, dhe ata që nuk përgatiten për krizën dështojnë plotësisht. Nëse Qeveria nuk është e përgatitur, qytetarët përgatiten të blejnë dru,” tha Branisllav Preleviq nga Agjencia Rregullative.