Fronti Demokratik është i gatshëm të marrë pjesë në punën e grupit punues për t’u marrë me reformën e legjislacionit zgjedhor, me kusht që të hiqen devijimet të cilat Fronti Demokratik i ka paraqitur në periudhën e mëparshme, kështu ka vendosur sot Kryesia e kësaj aleance politike, raporton agjencia e lajmeve “Mina”.
Këto kushte siç thonë ata “do të duhet të mundësojnë të eliminohen të gjitha devijimet të cilat Fronti Demokratik i ka paraqitur në periudhën e mëparshme, duke marrë parasysh se zgjedhjet në Malin e Zi ishin të ndikuara nga njerëz që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje dhe se i gjithë ambienti i përgjithshëm zgjedhor është krijuar në marrëdhënie diskriminuese ndaj një numri të madh të qytetarëve të Malit të Zi”, raporton agjencia e lajmeve“Mina” sipas burimeve të marra nga FD-ja.