Me këtë recetë, lulelakra do ju shijojë si kurrë më parë!
Përbërësit
- 1 lulelakër me madhësi mesatare
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 4 thelpi hudhra të grimcuara
- Kripë, piper për shije
- 1 lugë gjelle borzilok i freskët
- 1 lguë gjelle rigon.
Udhëzimet
- Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
- Në një tas të madh bashkoni vajin e ullirit, me hudhrat dhe erëzat e tjera.
- Brenda fusni lulelakrën e pastruar më parë dhe e lyeni gjithandej, në mënyrë që të marinohet mirë.
- Më pas transferojeni në një tavë dhe e lini të piqet për 15-20 minuta.
- E shërbeni me borzilok të freskët.
- Ju bëftë mir!