Omëletë me banane në mëngjes dhe dita nis ëmbël!
Përbërësit
- 1 banane
- 2 vezë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle pana
- 1 lugë gjelle vaj.
Udhëzimet
- Shtypni bananet me pirun dhe i kaloni në një enë. I shtoni vezët e rrahura, miellin, panën dhe pak kripë.
- I trazoni mirë dhe i kaloni në tiganin e nxehur, ku keni shtuar më parë vajin dhe gjalpin.
- E lini omëletën të skuqet mirë nga të dyja anët.
- Ju bëftë mirë!