Panakota

Shumë të mira dhe përgatiten lehtë!

Përbërësit

  • Fruta sipas dëshirës (mollë, kivi, mjedra, manaferra, portokall etj) të prera në kubik
  • 500 ml pana embelsirash
  • 100 gram sheqer
  • 10 gram xhelatinë
  • 1 lugë kafe vanilje pluhur
  • lëngu i një limoni
  • 2 lugë gjelle sheqer.

Udhëzimet

  1. Si fillim lani frutat, i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.
  2. I kaloni në një tas të madh, i shtoni dy lugë gjelle sheqer, lëngun e 1 limoni, i përzieni mirë dhe i lini në frigorifer për të paktën 30 minuta.
  3. Në një tenxhere me zjarr të ulët ngrohni panën. Sapo të marrë një valë shtoni sheqerin gradualisht dhe vaniljen.
  4. Ndërkohë duhet të fusni xhelatinën në një tas me ujë të ftohtë.
  5. Pas 5 minutash e fikni zjarrin dhe shtoni brenda xhelatinën që duhet ta keni shtrydhur më parë.
  6. E përzieni edhe njëherë masën dhe me ndihmën e një garuzhdeje e shpërndani në 6 tasa ose gota në mënyrë të barabartë.
  7. I fusni në frigorifer dhe i lini të paktën 1 orë.
  8. Më pas i nxirrni dhe i dekoroni sipër me frutat tuaja të preferuara.
  9. Ju bëftë mirë!
SHARE