ZËVENDËSIMI I BARNAVE ORIGJINALE TË CILËSISË SË NJËJTË

Edhe pse janë më të lira, barnat gjenerike nuk janë të cilësisë më të ulët se ato origjinale, por janë të barabarta në mënyrën e funksionimit, tha Anja Gllushica, zëdhënëse e Institutit për Barna dhe Pajisje Mjekësore. “Një medikament gjenerik ndryshon nga origjinali vetëm nga pamja, për shembull, ngjyra, forma e tabletës ose mënyra e paketimit. Këto dallime ekzistojnë sepse prodhohen nga prodhues të ndryshëm, por kjo nuk ndikon në cilësinë dhe sigurinë e tyre”, tha Gllushica. Një ilaç gjenerik, siç sqaroi ajo, duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e Institutit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, të cilat janë identike me standardet e BE-së. Ajo u tha qytetarëve që të lexojnë udhëzimet para çdo përdorimi të ilaçit.

SHARE