“TË PASURIT TË PAGUAJNË” / SAMITI I KLIMËS, KOMPENSIME NGA VENDET MË TË FUQISHME

Liderët botërorë po takohen në samitin e klimës ne Egjipt, të konsideruar si një shans i fundit për t`i rënë këmbënave të alarmit të klimës. Konferenca botërore nis me paralajmërimin se nuk ka vend për vonesa në luftën ndryshimeve klimatike. Paralajmërimi i tij drejtuar komunitetit botëror që më në fund të veprojë më me vendosmëri për të “shpëtuar jetë dhe bazat e jetës” në krizën klimatike duhet të përfshijë edhe vendin e tij. Sipas “Emissions Gap Report” të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, UNEP, bota aktualisht po shkon drejt një ngrohjeje globale prej 2.8 gradësh deri në fund të shekullit. Në këtë samit, flitet shumë edhe për para. Vendet e varfra kërkojnë më tepër fonde për të ndihmuar shkëputjen nga karburantet fosile dhe aktivitete të tjera ndotëse, për t`u përgatitur ndaj pasojave më të rëndë të ndryshimit të klimës, përpjekje këto që përfshijnë ndërtimin e një mbrojtjeje më të mirë ndaj përmbytjeve apo zhvendosjen e popullatës së rrezikuar në zona më të sigurta, ndërsa pretendojnë garanci kompensimi nga vendet e pasura, të cilat konsiderohen historikisht përgjegjëse për këtë situatë . Presidenti francez, Emmanuel Macron e kaloi topin në fushën e dy ndotësve të mëdhenj, SHBA-së dhe Kinës. Ne kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të angazhohen vërtet. Nëse do ta thjeshtoja bisedën për emetimet do të thoja se beteja jonë është që më të pasurit të jenë më të pranishëm, të paguajnë ndershmërisht pjesën e tyre, dhe në këtë pikë, le të jemi të qartë, sepse duhet t`i themi gjërat hapur: europianët paguajnë, por ne jemi të vetmit që e bëjmë këtë. Në konferencën e 27-të Botërore për Klimën, e cila zhvillohet në Afrikë për herë të parë që nga viti 2016, priten 40,000 pjesëmarrës. Në COP27 përfaqësuesit e rreth 200 vendeve do të diskutojnë në Sharm el Sheikh për dy javë se si mund të rritet lufta kundër ngrohjes globale. Koha nuk pret, pasi shtatë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga fillimi i regjistrimeve të motit.

SHARE