NEGOCIATAT MIDIS BEOGRADIT DHE PRISHTINËS JANË TË RËNDËSISHME PËR STABILIZIMIN E RAJONIT

Mali i Zi, me vëmendje përcjellë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës të cilat janë të rëndësishme për stabilizimin e situatës në rajon dhe mirëpret përpjekjet e të dy palëve për të arritur një zgjidhje të përshtatshme, deklaroi kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq.

Ai sot në kuadër të vizitës së parlamentarëve serbë, bisedoi me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Parlamentare të Asamblesë Kombëtare të Serbisë me Malin e Zi, Igor Beçiq. Nga zyra e Brajoviq, u kumtua se bashkërisht është konstatuar se bashkëpunimi më i fortë parlamentar është veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të përgjithshëm të dy vendeve mike.

Thuhet se në takim është vlerësuar se dialogu intensiv politik i autoriteteve legjislative në të gjitha nivelet do të kontribuonte në mirëkuptim të ndërsjellë.

 

 

 

SHARE