GJUKANOVIQ: NUK DO TË MARRIM VENDIM PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të EEMZ, Millutin Gjukanoviq, tha se Bordi nuk do të marrë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2023. Vendimi i menaxhmentit të ri është që të mos rritet çmimi i rrymës për amvisëritë, me çka, siç thotë Gjukanoviq, qytetarëve u janë kursyer 653 milionë euro. Ai shpjegon se një qytetar që kishte një faturë mesatare prej 100 euro, nëse do të kishte rritje të çmimit të energjisë elektrike për shkak të rritjes në bursë, ajo faturë do të ishte mbi 400 euro, ndërsa për bizneset e vogla mbi 4000 euro. Sipas dokumentit të EEMZ, në periudhën nga viti 2017 deri në mars 2021, çmimi i energjisë elektrike i paguar nga konsumatorët tanë ishte pothuajse identik me çmimet në bursë. Për këto arsye, ka pasur dy rritje. Në vitin 2020, çmimi për qytetarët ishte 30% më i lartë se çmimi i energjisë elektrike në bursë. Që nga ardhja e menaxhmentit të ri, siç u tha, ka pasur rritje enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursë dhe një krizë e madhe energjetike.

SHARE