GJUKANOVIQ DO TË MARRË PJESË NË SAMITIN E LIDERËVE BOTËRORË NË EGJIPT

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sot ka udhëtuar në Sharm El-Sheikh, ku me ftesë të kolegut të tij egjiptian Abdel Fattah El-Sisi do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Botërorë për dy ditët e ardhshme. Siç njoftoi Shërbimi Informativ Presidencial, Samiti po mbahet në kuadër të Konferencës së 27-të të Shteteve Palë të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP27). “Gjukanoviç do të flasë në Samitin e Zbatimit të Klimës të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP27 për krerët e shteteve dhe qeverive,” thuhet në deklaratë. Thuhet se në margjinat e Samitit, në të cilin marrin pjesë më shumë se 120 liderë botërorë, Gjukanoviq do të ketë kontakte dypalëshe të zakonshme për takime ndërkombëtare të nivelit të lartë.

SHARE