Jemi të sigurt që këtë recetë shumica nesh ende nuk e ka provuar!
Përbërësit për 4 persona:
– 1 bukë,
– 2 l ujë,
– 1 lugë e madhe erëza,
– ½ gote qumësht,
– ½ gote ajkë për zierje,
– kripë dhe piper.
Përgatitja:
Bukën ndajeni në copëza dhe zhyteni në ujë. Lëreni të ziejnë në temperaturë mesatare 1 orë.
Herë pas here qitni ujë në mënyrë që gjithmonë të ketë sasi të njëjtë si në fillim të zierjes dhe 15 minuta para përfundimit të zierjes supës qitni erëza, shtoni qumështin dhe ajkën për zierje.
Kur të jetë e gatshme, hiqeni nga zjarri dhe me lugën për tundje ngadalë shtypni sa më imët copëzat e bukës së zier, mirëpo mund t’i lini edhe në copëza paksa më të mëdha, nëse ashtu i doni.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.