Këngëtari i mirënjohur, Elgit Doda ka sjellur projektin më të ri muzikor.
Artisti ka lansuar këngën me titullin “ Ik” e cila u kompletuar edhe nga ana vizuale, e cila tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar në YouTube.
Producent i këngës është vet këngëtari, i cili u përkujdes edhe për tekstin e saj bashkë me vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.
Miksimi dhe masterizimi i projektit u realizua nga Marenglen Boja, teksa për videoklipin u kujdes produksioni “Fullmoon” me regji të The Claudia.
Padyshim kënga më e re e kantautorit nga Shqipëria do të mirëpritet nga fansat e tij të shumtë.
Kujtojmë që ky projekti i tij vjen pas atij “Nuk muj” që e solli në korrik të këtij viti. /Telegrafi/