Mbahet dita e dytë e Prishtina Music Conference

Pas një edicioni të suksesshëm, Prishtina Music Conference është rikthyer sërish në Kino Armata.

Prej ditësh Prishtina Music Conference ka filluar me lajmërimin e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e konferencës gjatë vikendit të 4 dhe 5 nëntorit.

Konferenca e cila do ketë mbi 25 + panlistë, përfshinë të ftuar ndërkombëtar si George Perot, themelues i Athens Music Week dhe organizatave tjera në industrinë muzikore si dhe Ruth Koleva, yll i muzikës në Bullgari dhe businesswoman e shquar në industrinë muzikore globale duke përfshirë përveç tregut evropian, edhe atë kinez dhe amerikan, Zak Benfarhaun pjesë e Unum Festival dhe Secret Society, Rosana Corbacho psikologe në industrinë e muzikës dhe bashkëthemeluese e  M.I Therapy, Sofie Søndervik Sæther organizatore, lidere, muzikante dhe drejtoresh e programit të JM Norway, Alison Guberek themeluese e agjencisë Connektr etj.

Prishtina Music Conference po vazhdon edhe sot (e shtunë) dhe tashmë kanë publikuar programin që do të mbahet gjatë gjithë ditës, e që ka nisur me prezantimin që në ora 12:00 për të vazhduar me një program të pasuruar me shumë të ftuar e pjesëmarrës.

Vlen të theksohet se mbrëmë (e premte), i pranishëm në hapjen e edicionit të dytë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ndër tjera në fjalimin e tij tha se Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë dhe se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore.

“Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë. Në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference dua të ju njoftoj se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore”, u shpreh Kurti mes tjera.

SHARE