HAPET OBJEKTI I RI CIOCCOLATITALIANI NË MAL TË ZI

Podgoricë, 3 nëntor 2022 – mbrëmë në kryeqytet, më saktësisht në bulevardin, rruga Cetinë 13/3, u mbajt hapja ceremoniale e objektit të parë të markës së njohur italiane Cioccolatitaliani në Mal të Zi, i cili sjell një përvojë krejtësisht të re të konsumit të çokollatës në tregun tonë.

Në këtë manifestim morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të biznesit dhe jetës publike të Malit të Zi dhe të rajonit, dhe fillimi i këtij ekskluziviteti u shënua me prerjen simbolike të shiritit nga pronarja e restorantit dhe pastiçerisë në Mal të Zi, Violeta Stanaj dhe themeluesit të kësaj marke të famshme, z. Giani Ferrieri.

Të paharrueshme këtë mbrëmje e bëri performanca e një prej këngëtareve më të mira të estradës rajonale, Jelena Tomasheviq, e cila posaçërisht për këtë rast përfshiu në repertorin e saj disa numra italianë evergreen.

Në emër të familjes Stanaj, të pranishmëve iu drejtua Drejtori Ekzekutiv i njërës prej kompanive të grupit, Prokopie Periq, i cili theksoi se fillimi i këtij bashkëpunimi daton në vitin 2020, kur edhe nisën negociatat për hapjen e këtij objekti. “Vizioni i një gruaje është i nevojshëm për lidership dhe përfaqëson një kapacitet të jashtëzakonshëm në biznes. Ne donim t’i jepnim një shtysë sipërmarrjes femërore dhe Violetës Stanaj, pronares së objektit, por edhe të zgjerojmë dhe forcojmë më tej atmosferën familjare dhe profesionale, të cilën familja Stanaj e ka ndërtuar prej dekadash”, tha Periq.

Themeluesi i markës, Gianni Ferrieri, shprehu mirënjohje të madhe, në radhë të parë për familjen Stanaj, e cila njohu vizionin e markës që familja e tij kishte ndërtuar me zell prej vitesh, dhe më pas për të gjithë të ftuarit, energjia dhe numri i të cilëve e befasuan këndshëm. Në fjalën e tij për të pranishmit, ai evokoi kujtimet e hapjes së objektit të parë të markës Cioccolatitaliani, në një nga lokacionet më të mira të Milanos, dhe theksoi se lokacioni malazez ia kujton atë, gjë që e bën këtë hapje edhe më emocionuese për atë. Ai e përfundoi fjalimin e tij duke shpallur planet ambicioze të grupit Cioccolatitaliani.

SHARE