MPB-ja NDËRMERR TË GJITHA AKTIVITETET PËR TË ZGJIDHUR PRESIONIN NË RRITJE MIGRATORE

Në Forumin Ministror të BE-së – Ballkani Perëndimor për drejtësinë dhe punët e brendshme në Tiranë, ministri i Brendshëm, Filip Axhiq, u takua me Komisioneren e BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Ilva Johansson. Ai vuri në dukje se Mali i Zi është një partner i besueshëm i BE në dënimin e përbashkët të agresionit rus kundër Ukrainës, dhe në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. “Në dritën e krizës ukrainase, ai njoftoi se Mali i Zi tregoi gatishmëri dhe mobilizoi të gjitha burimet në dispozicion në funksion të kujdesit për refugjatët nga Ukraina dhe shprehu solidaritetin e plotë me popullin ukrainas”, thuhet në deklaratën e MPB-së. Komisionerja Johansson ka shprehur mirënjohje të madhe për Malin e Zi për kujdesin ndaj refugjatëve nga Ukraina, veçanërisht duke pasur parasysh kapacitetet që kemi në dispozicion dhe se proporcionalisht me numrin e banorëve, Mali i Zi ka pritur një numër të konsiderueshëm të banorëve nga Ukraina. “Axhiq informoi se Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr të gjitha aktivitetet për zgjidhjen e presionit migrator në rritje dhe një përgjigje më efektive, pavarësisht sfidave që sjell. Në kuadër të politikës së vizave, ai shprehu gatishmërinë e Malit të Zi për ta harmonizuar atë me politikën e BE-së dhe se në periudhën e ardhshme do të ndërmerr të gjitha aktivitetet në drejtim të përmbushjes së atij qëllimi”, thuhet në komunikatë.

SHARE