CELIBASHI: MË 9 PRILL LISTA PËRFUNDIMTARE E ZGJEDHËSVE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për media ka dhënë informacione lidhur me zgjedhjet vendore që do mbahen më 14 maj të 2023. Celibashi ka bërë me dije se më 6 mars të 2023 përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike dhe më 15 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Po ashtu, bëri me dije se më 14 prill fillon fushata zgjedhore dhe më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore. Më 23 nëntor të këtij viti 2022, është afati për shpalljen e listës paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes së dekretit nga Presidenti. Në 15 mars 2023 përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe në 9 prill 2023 shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve. KQZ ka filluar punën në kuadër të përgatitjes së listave të përzgjedhësve”, tha Celibashi. Kreu i KQZ bëri me dije dhe disa të dhëna lidhur me buxhetin dhe kostot e këtij procesi zgjedhor që sipas tij shkojnë në 2.3 miliardë lekë.

SHARE