Dashamirësit e ëmbëlsirave me siguri e kanë pikë të dobët atë që njihet si, Krem Qumështi i Djegur. Sipërfaqja e ëmbëlsirës është e kristaltë ndërsa kremi është i freskët dhe i lehtë.
Përbërësit
- 6 të verdha të veza
- 6 lugë gjelle sheqer
- 1/2 luge çaji pudër vanilje
- 2 filxhanë e gjysëm krem qumështi ose pana ëmbelsire
- 2 lugë gjelle sheqer kafe.
Udhëzimet
- Ndizeni furrën në 150 gradë.
- Në një tas qelqi përzieni të verdhat e vezëve, katër lugë gjelle me sheqer dhe vaniljen pluhur.
- Rrihini mirë së bashku deri sa të formohet një masë kremoze dhe e trashë.
- Më pas kremin e qumështit ose panën hidheni në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr.
- Përziejeni rregullisht deri në pikën që nis të marrë një valë.
- Hiqeni menjëherë nga zjarri dhe shtojeni në tasin e qelqit kur keni lënë të verdhat e vezëve.
- Përziejini së bashku rregullisht deri sa të treten në një.
- Merrni një tenxhere me ujë të nxehtë dhe vendoseni në zjarr.
- Brenda saj, vendosni një tenxhere tjetër më të vogël ku të hidhni masën e përzier më lart.
- Gatuajeni me avull për rreth tre minuta dhe më pas hidheni nëpër format katrore ose rrumbullake të pjekjes.
- Futini në furrë dhe piqini për 30 minuta.
- Më pas hiqini nga furra dhe lërini të ftohen në temperaturë ambienti.
- Mbajini në frigorifer për të paktën 1 orë ose gjatë gjithë natës.
- Në një tas tjetër përzieni dy lugë gjelle me sheqer të bardhë dhe kaf.
- Spërkateni pluhurin e sheqerit mbi sipërfaqen e ftohur të ëmbëlsirës.
- Për karamelizim mund të përdorni pajisjen specifike me zjarr, ose t’i fusni ëmbëlsirat për 2 minuta në furrë duke mbajtur ndezur vetëm pjesën e sipërme të furrës.
- Më pas lëreni të ftohet ose futeni në frigorifer.
- Ju bëftë mir!