Një sallatë e përsosur, që do të mund ta përdorni edhe për të lyer sanduicët.
Përbërësit
- 4 vezë të ziera
- 2 qepë të njoma
- 1 rrënjë selinoje
- 4 lugë gjelle majonez
- 1 lugëz mustardë
- magdanoz
- kripë dhe piper i zi.
Udhëzimet
- Vezët qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.
- Qepën e selinon gjithashtu pritini imët e bashkojini me vezët.
- Shtoni majonezën, mustardën, kripën e piperin e bashkojini mirë të gjitha.
- Para përdorimit, sallatën ftoheni në frigorifer.
- Ju bëftë mirë.