Tortë cokollate pa miell

Adhuruesit e cokollatës do ta dashurojnë këtë ëmbëlsirë.

Përbërësit

  • 6 lugë gjelle gjalpë
  • 220 gr çokollatë të zezë
  • 6 vezë
  • ½ filxhan sheqer
  • sheqer pluhur.

Udhëzimet

  1. Gjalpën e cokollatën shkrijini bashkë e më pas shtoni të verdhat e vezëve
  2. Të bardhët e vezëve rrahini e më pas shtoni sheqerin.
  3. Kur të jetë forcuar mjaftueshëm si masë, atëherë shtoni gradualisht masën me cokollatë, gjalpë e të verdhat e vezëve.
  4. Përziejeni mirë masën dhe zbrazeni në tepsin e ëmbëlsirave, të lyer paraprakisht me gjalpë.
  5. Piqeni në furrën e parangrohur në 140 gradë për afro 50 minuta.
  6. Sipas dëshirës, shërbejeni të spërkatur me sheqer pluhur ose me krem të rrahur qumështi.
  7. Ju bëftë mir!
SHARE