Bima e cila pastron ajrin dhe mund të qëndrojë një kohë të gjatë pa ujë

E quajnë “lulja e gjarprit” – qe se si kultivohet dhe shumohet dracaena

Mjafton vetëm pak kujdes që dracaena të zhvillohet mirë dhe gjatë të jetë aleati juaj kryesor në mbajtjen e ajrit të pastër në shtëpi.

Dracaena nuk mund ta përballojë direkt dritën e diellit, do të ketë djegie në fletë. Megjithatë, nuk mund të zhvillohet pa dritë, mirëpo mungesa e dritës i bën fletët të zverdhura.

Kjo bimë rezistuese u përshtatet lehtë hapësirave të mbyllura, ndonëse ka “imazh” tropikal, transmeton Telegrafi.

Meqenëse mund të zgjerohet pothuajse në formën e shkurres, më së shpeshti zhvillohet si pemë, andaj zë shumë pak vend.

Si kultivohet dracaena

Mund të përballojë gjatë pa ujë, por nuk e do ujitjen e tepruar si edhe acarin e fortë. Temperatura minimale duhet të jetë midis 15 dhe 20 gradë.

Ajo kurrë nuk pëson për shkak të dheut të thatë, por kur e ujitni tepër – kalbet, ndërsa fletët i zverdhen. Rrymat e ftohta të ajrit dhe dheu i lagësht janë armiqtë më të mëdhenj të dracaenës.

Duhet ta spërkatni vetëm dimrit madje kur, për shkak të ngrohjes, temperatura është më e lartë se 20 gradë, ndërsa verës më rrallë. Nëse hapësira verës është e klimatizuar, spërkatja nuk rekomandohet.

Si shumohet dracaena

Dracaena shumohet me copat e marra në pranverë. Prerjet duhet të jenë 8-10 cm të gjata dhe t’i lini të thahen për 24 orë dhe më pas mbilleni në një përzierje torfe dhe rërë të mprehtë ose në ujë që të thahen.

Fidanet e reja do të shfaqen poshtë prerjes në kërcellin kryesor. Pas krasitjes, prerjen duhet ta mbuloni me bojë kallamari, sepse përfaqëson një plagë të hapur. Nëse kërcelli kryesor është mjaft i gjatë, mund të pritet në disa pjesë dhe secila do të rritet nga një rrënjë.

Çfarë lloj toke është e përshtatshme për dracaena

Dracaena duhet të mbillet në një substrat humusi me torfe dhe rërë, dhe tenxherja duhet të jetë më e thellë dhe të ketë kullim të mirë. Transplantohet çdo vit tjetër, mundësisht në pranverë.

Ndër dëmtuesit sulmohet nga morrat e mburojës, merimangat e kuqe dhe kundër tyre ndihmojnë insekticidet që mund t’i blini në farmacitë bimore dhe në disa dyqane lulesh. /Telegrafi/

SHARE