Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga është një baladë e zhanrit R&B dhe është punuar nga SBS Entertainment.
Vargjet e tekstit i ka shkruar vet Butrinti, gjersa kënga është vizualizuar edhe me një klip i cili i përshtate tematikës së këngës.
Për anën vizuale është kujdesur produksionir Propaganda.
Butrinti përndryshe vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore të njëpasnjëshme, të cilat priten mirë nga publiku. /Telegrafi/