Rihanna do të performojë në festivalin “Glastonbury” për herë të parë?

Rihanna thuhet se është në bisedime për të qenë performuesja kryesore në festivalit “Glastonbury” për herë të parë, që kur u shfaq në skenën muzikore në moshën 17-vjeçare.

Pasi publikoi këngën e saj të parë në gjashtë vjet, pas lajmit se do të performojë në shfaqjen e “Super Bowl Halftime” të vitit 2023, këngëtarja 34 vjeçe, thuhet se i është bërë një ofertë nga organizatorët e festivalit Glastonbury” Emily Eavis dhe babain e saj Michael, shkruan DailyMail.

“Festivali i vitit të ardhshëm do të ishte koha e duhur për të”, zbuloi një burim për mundësinë që Rihanna të dalë në skenë në Somerset’s Worthy Farm.

“Ajo është një emër i madh për Worthy Farm dhe do të ishte shtesa perfekte në formacion”, vazhdoi burimi.

Për më tepër, burimi i tha The Sun se “po tregohet kujdes për gjithçka në lidhje me rikthimin në muzikë të Rihannas, por ekipi i saj ka biseduar me familjen Eavis”.

Vetëm javën e kaluar, fansat u gëzuan për publikimin e këngës së saj, “Lift Me Up” për vazhdimin e shumëpritur të “Black Panther Wakanda Forever”, i cili doli në kinema më 11 nëntor.

Fansat që pritën me padurim reaguan në mediat sociale disa minuta pas publikimit dhe vërshuar me komente mbi këngën ‘bukur’ si dhe për të lavdëruar vokalin e përsosur të Rihannës.

Shumë fansa të Rihannas – të cilët shpesh quhen “The Navy” – u përlotën pasi dëgjuan Lift Me Up, i cili është një homazh për yllin e ndjerë të “Black Panther”, Chadwick Boseman.

Në shtator, ylli konfirmoi se ajo do të jetë kryesuese e shfaqjes së pjesës së parë të “Super Bowl 2023”.

Më parë, këngëtarja e “Diamonds’ refuzoi mundësinë për të performuar në “Super Bowl” në 2019 për shkak të mënyrës se si ishte trajtuar Colin Kaepernick.

Ish-lojtari i San Francisco refuzoi të qëndronte për himnin kombëtar të SHBA-së në fillim të lojërave për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore. Pasi u bë lojtar i lirë, asnjë ekip nuk nënshkroi me të.

Rihanna ka bërë një pushim nga performanca pasi solli në jetë djalin e saj në maj.

Ajo ka folur për publikimin e muzikës së re, por ajo gjithashtu është fokusuar në markën e saj të grimit “Fenty” dhe mbështetjen e të dashurit ASAP Rocky në shfaqjet e tij. /Telegrafi/

SHARE