Edhe avokado, edhe karkaleca, pra edhe akullore edhe çokollatë! Mos e lini pa provuar këtë sallatë!
Përbërësit
- 600 gram karkaleca të qëruar
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 avokado të prera në feta-feta
- Kripë, piper
- ½ qepë e kuqe
- ½ lakër e grirë imët ose rukola(sipas dëshires).
- Për salcën:
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 lugë gjelle lëng limoni
- ¼ lugë çaji fara kumini
- ¼ lugë çaji kripë
- ¼ lugë çaji me piper të zi.
Udhëzimet
- Përbërësit e salcës i përzieni bashkë në një tas dhe i lini mënjanë.
- Zieni karkalecat për 5 minuta në një tenxhere.
- Në një tas të madh bashkoni lakrën, avokadon dhe qepën. Shtoni pak kripë, piper dhe vajin e ullirit.
- I përzieni mirë.
- Shtoni karkalecat dhe në fund shtoni salcën.
- I përzieni të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!
- Ju bëftë mir!