Ministria e Ekonomisë së MZ, publikoi sot Buletinin e parë të çmimeve të derivateve të naftës, sipas të cilit çmimet e EuroDizel dhe Eurosuper 95 në Malin e Zi janë mes mesatares në Evropë.
Sipas të dhënave të Buletinit, një litër Eurodizel në Malin e Zi, kushton 1.3 euro, ndërsa çmimi më i shtrenjtë në Belgjikë është 1.56 euro , ndërsa më i liri në Maqedoni është 1.07 euro.