URA NUK DO TË MARRË PJESË NË PUNËN E GRUPIT TË PUNËS

Lëvizja Qytetare URA nuk do të marrë pjesë në punën e Grupit të Punës i cili do të merret me ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, derisa Partia Demokratike e Socialistëve, nuk heq dorë nga imagjinata  për ndihmën  të cilën e dëshiron vetëm për të ndryshuar ligjet në mënyrë kozmetike, deklaroi drejtori politik i Lëvizjes Qytetare URA, Rade Millosheviq.

Ai mendon se mesazhet e fundit nga Komisionari Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johan Han, mbi negociatat e pranimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe vlerësimin e formimit të Grupit të Punës në Parlament janë një sekuencë logjike e mesazheve që vijnë nga adresat e Brukselit.

“Bashkimi Evropian nuk donë reforma kozmetike, bisedë të cilin e potencon PDS në planin e saj, por reforma konkrete dhe të qarta”.  Këtë e përsëriti edhe një herë komisionari Han, duke përshëndetur planin tonë konstruktiv që së bashku me kolegët e Malit të Zi Demokratik, në qershor  ua paraqitëm zyrtarëve evropianë”, deklaroi Millosheviq, për agjencinë e lajmeve “MINA”.

SHARE