Karkaleca të zhytur në krem spinaqi

Karkaleca të zhytur në krem spinaqi,Kan nje shije qe na mahënitë të gjithë.

Përbërësit

  • 1 kg karkaleca të mëdhenj (të qëruar e pastruar)
  • 1 lugë çaji borzilok i freskët
  • Kripë, piper të zi
  • 2 lugë gjelle gjalpë ( të ndara)
  • 3 thelpi hudhër të grimcuara
  • ½ filxhan me panna
  • 1 gotë me lëng pule
  • ½ tufë spinaq
  • 1 filxhan me djathë të grirë parmigiano

Udhëzimet

  1. Marinoni karkalecat me borzilok, kripë dhe piper.
  2. Në një tigan skuqni 1 lugë gjelle gjalpë dhe më pas shtoni karkalecat.
  3. Pas 3 minutash i hiqni karkalecat dhe i lini mënjanë.
  4. Në po të njëjtin tigan skuqni gjalpin e mbetur. Shtoni hudhrat dhe lëngun. Tani shtoni spinaqin dhe e lini të marrë një valë për 2-3 minuta.
  5. Shtoni panën dhe i përzieni mirë. Prisni derisa masa të trashet disi.
  6. Shtoni djathin parmigiano dhe prisni sa të shkrihet.
  7. Në fund shtoni karkalecat.
  8. Pas 3 minutash e hiqni tiganin nga zjarri.
  9. Shijojini të ngrohta. Ju bëftë mirë!
SHARE