Fileto pule të pjekura me ullinj

Ideale për një vaktë të bollshëm.

Përbërësit

  • 2 luge gjelle verë e kuqe
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelpi hudhra
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 degë rozmarinë
  • Gjokse apo fileto pule (4- 6 copë)
  • 1 filxhan me ullinj.

Udhëzimet

  1. Në një tas të madh bashkoni verën e kuqe, mustardën, vajin e ullirit, hudhrën, kripën dhe rozmarinën.
  2. Më pas shtoni mishin e pulës dhe ullinjtë.
  3. I përzieni mirë dhe e mbuloni enën me një qese plastike.
  4. E fusni në frigorifer dhe e lini të qendrojë të paktën 1 orë ose gjatë gjithë natës.
  5. Të nesërmen e kaloni masën në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet për gati 1 orë në nxehtësi të ulët.
  6. Kur ta shikoni që mishi i pulës ka marrë një ngjyrë kafe të artë në sipërfaqe mund ta hiqni.
  7. Mund ta shoqëroni me kuinoa, oriz ose thjesht me pak bukë.
  8. Ju bëftë mirë!
SHARE