Një recetë e thjeshtë, e ëmbël e cila përgatitet thjeshtë dhe pa shumë mundim.
Përbërësit
- 1 filxhan çaji kos shtëpie
- 1 filxhan çaji vaj ulliri
- 150 ml mjaltë
- 1 lugë gjelle trumzë e freskët e prerë hollë
- 1 lugë çaji lëkurë e grirë limoni
- 3 vezë të mëdha
- 1 filxhan e gjysmë çaji miell shumë përdorimësh
- Gjysmë luge çaji pluhur pjekës.
- Gjysmë luge çaji sodë buke
- Një majë luge çaji kripë.
Udhëzimet
- Ndizeni furrën dhe përgatisni tavën e ëmbëlsirës duke e yndyrosur lehtë sipërfaqen fundore të saj. me dy lugë gjelle vaj ulliri.
- Nëse preferoni mund të vendosni letër pjekjeje në tepsi dhe ta yndyrosni lehtë.
- Në një tas kuzhine përzieni kosin, mjaltin, vajin e ullirit, trumzën dhe lëkurën e limonit.
- Shtoni vezët një e nga një duke mos ndaluar përzierjen.
- Shtoni miellin, sodën e bukës, pluhurin pjekës dhe kripën.
- Brumi duhet të jetë i butë me pak kokrriza por jo i rrahur fort.
- Transferojeni brumin në tavën e pjekjes, sheshojeni sipërfaqen dhe futeni në furrë.
- Ëmbëlsira duhet pjekur deri sa të marrë një ngjyrë kafe të çelët në sipërfaqe ose për 40-45 minuta.
- Pasi ta keni hequr nga furra, lëreni ëmbëlsirën të ftohet në tavë për 10 minuta.
- Ju mund ta vendosni në pjatancë dhe ta servirni në temperaturë ambienti.
- Ju bëftë mir!