Bërxolla derri me kërpudha të freskëta.
Përbërësit
- 1 qepë e grirë imët
- 500 gramë kërpudha të freskëta
- 4 bërxolla derri
- 1 thelpi hudhër për shije
- 2 lugë gjelle vaj luledielli
- kripë dhe piper.
Udhëzimet
- Në fillim marinojmë bërxollat me kripë, piper dhe hudhra. I skuqim ato në një tigan me pak vaj luledielli.
- Pasi të kenë marrë ngjyrë shtojini qepën, kërpurdhat dhe trazojini mirë.
- Lërini 15 minuta, derisa qepa dhe kërpurdha të ulin volumin mirë. Mund t’i shtoni edhe një gotë ujë.
- Në fund servirini bërxollat e ngrohta duke u shtuar garniturën me kërpurdha sipër.
- Pjata juaj është gati!