Si te pergatisim bazen e picave

500gr miell

1luge gjelle miell misri

 maja buke

 një lugë kafeje kripë dhe gjysmë luge kafeje sheqer.

Marrim miellin e grurit e përziejmë me miellin e misrit, kripën dhe sheqerin. Pastaj tretim majanë në një gotë ujë dhe e shtojmë në sasinë e miellit. Marrim ujë të ngrohtë dhe bëjmë brumin duke e trazuar. Brumi duhet të jetë i trashë sa të na lejojë ta përziejmë me dorë dhe mos na ngjitet.Pasi e kemi përzierë e ndajmë në kulaçe ne katër pjesë të barabarta.  Ndërkohë marrim një tepsi  e lyejmë me vaj dhe vendosim kulaçet me rrathë pak larg njëra-tjetrës. Pasi i kemi vendosur kulaçet e brumit në tepsi, marrim një qese të holle e lagim me ujë dhe mbulojme brumin shum mire.E vendosim tepsinë ne frigorifer deri sa te vije brumi mirë. Tepsinë e nxjerrim nga frigoriferi kur duam që të hapim brumin në forme pice.  Mbi tavoline hedhim miell misri dhe vendosim kulaçin e brumit. Sipër kulaçit të brumit të picës hedhim miell misri dhe fillojmë ta hapim kulaçin me duar deri sa të bëhet madhësia e picës të preferuar.

SHARE