Ashure me fruta të thata, shegë dhe mjaltë

Ashure me fruta të thata, shegë dhe mjaltë ,mjafte te shijshme.

Përbërësit

  • 600 gr grurë
  • 1500 ml ujë
  • 4-5 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle kanellë pluhur
  • 100 gr rrush të thatë
  • 180 gr arra të thërmuara
  • 100 gr kumbulla të thata dhe fiq të thatë.
  • Kokrrat e një shege mesatare.

Udhëzimet

  1. Lajmë grurin dhe e shtojmë në një enë të thellë.
  2. Shtojmë ujin me pak kripë dhe e zjejmë në zjarr të ngadaltë për gati 1-2 orë.
  3. Pasi gruri është zjerë dhe ka trashur ujin e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë kanellën. E përzjejmë mirë.
  4. Më pas shtojmë lugët e mjaltit, kumbullat, rrushin apo dhe fiqtë e thatë .
  5. Kumbullat dhe fiqtë i presim në copëza të vogla.
  6. E shtrojmë nëpër gota apo enë ëmbëlsirash dhe e mbulojmë me arra të shtypura, rrush të thatë, shegë dhe e pluhurosim me kanellë.
  7. Ju bëftë mir!
SHARE