Me këtë truk të vogël, akulli më nuk do të grumbullohet lehtë në frigorifer.
Edhe pse frigoriferët e rinj të shumtën kanë teknologjinë, e cila nuk lejon krijimin e akullit nëpër mure të frigoriferit, një numër i madh i qytetarëve tanë akoma i kanë frigoriferët e vjetër dhe rregullisht i pastrojnë nga akulli, transmeton Telegrafi.
Për ta penguar grumbullimin e tij, shkrini frigoriferin dhe frigoriferin me ngrirje të thellë, pastroni, thani muret me leckë të thatë dhe pastaj lyeni lehtë me vaj.
Kjo do të vështirësojë dukshëm krijimin e akullit nëpër mure të frigoriferit.
Meqenëse akulli krijohet për shkak të tepricës së lagështisë në frigorifer, mbyllni mirë të gjitha qeset të cilat i vendosni në të, në mënyrë që sa më pak lagështi të dalë nga to.
Me përdorimin e qeseve me mbyllës dhe enëve me kapakë do të pengoni formimin e akullit në frigorifer, ndërkaq me nxjerrjen e ajrit nga qesja do të pengoni formimin e akullit në brendinë e qeses. /Telegrafi/