MALI I ZI MBETET I PËRKUSHTUAR NDAJ QËLLIMEVE DHE PARIMEVE TË OKB-së

Karta e Kombeve të Bashkuara (OKB) obligon veprimin kolektiv dhe solidar në luftën kundër sfidave globale dhe në këtë sipërmarrje kërkuese organizata botërore mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Malit të Zi, tha kryeministri i Malit të Zi në mandantin teknik, Dritan Abazoviq. Në ceremoninë e shënimit të 24 tetorit – Ditës së OKB-së, ai tha se Mali i Zi i mbetet besnik synimeve, principeve dhe parimeve të OKB-së, të gjitha me synimin për të arritur një të ardhme më të mirë për brezat ekzistues dhe të ardhshëm. Abazoviq tha se OKB-ja është një organizatë që me të drejtë quhet organizatë botërore, jo vetëm për shkak të anëtarësimit të saj universal, por edhe për shkak të rëndësisë së saj, e cila sigurisht që do të fitojë peshë në kohët e ardhshme.

SHARE