SHBA-ja PËRSËRIT THIRRJEN PËR KURTIN: SHTYNI AFATIN PËR TARGAT

Vetëm pak ditë kanë mbetur nga nisja e zbatimit për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS, dhe tensionet në Kosovë kanë filluar të shfaqen. Këshilltari i Posacëm Amerikan, Derek Chollet bisedoi me të përmes telefonit duke i kërkuar ta marrë dhe një herë në konsideratë kërkesën e tyre per një zgjatje te afatit me 10 muaj. “Diskutuam me kryeministrin Kurti rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të vendimit për targat e reja, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu, diskutuam edhe partneritetin dhe objektivat e përbashkëta për ta avancuar integrimin europian dhe euro-atlantik të Kosovës”, tha zyrtari i lartë amerikan. Thirrjes së Chollet, i është bashkuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka shpërndarë njoftim dhe ka thënë se është e rëndësishme të shmanget tensionet dhe të shtyhet vendimi për targat. Hovenier, gjithashtu, i dënoi me forcë aktet hakmarrëse ndaj atyre serbëve qe e kanë bërë tashmë konvertimin e targave.

SHARE