RUSIA ÇON PËRFORCIME NË KHERSON

Ushtria ukrainase tha se Rusia po grumbullon trupa në anën e djathtë të bregut të Lumit Dnjepër, teksa të dyja palët po bëhen gati për atë që mund të jetë beteja kyçe për qytetin jugor ukrainas të Hersonit. Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase tha se Moska ka dërguar deri në 1.000 ushtarë shtesë – që i ka mobilizuar së fundmi, për të mbushur radhët pas humbjeve të pësuara nga kundërofensiva ukrainase në rajonin e Hersonit. “Komanda e forcave pushtuese ruse, në mënyrë që të shmangë panikun në mesin e personelit të saj, po tenton me të gjitha mënyrat që të fshehë humbjet në mesin e ushtarëve të saj… Ka një forcim të grupeve të armikut në anën e djathtë të bregut të lumit në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit të Hersonit me mobilizimin e deri 1.000 ushtarëve”, tha Shtabi i Përgjithshëm përmes një deklarate. Në deklaratë u tha se civilët po vazhdojnë të zhvendosen nga qyteti i Hersonit nga ana e djathtë e bregut të lumit, në atë të majtë. Ukraina ka vazhduar ofensivën e saj për rimarrjen e rajonit të Hersonit dhe kryeqytetit rajonal me po të njëjtin emër, që forcat ruse pushtuan në ditët e para të luftës, që Moska nisi më 24 shkurt.

SHARE