Përbërësit
- Gjel deti (diku tek 7 kg)
- 50 gram gjalpë i shkrirë
- ½ limon
- Kripë, piper
- Për mbushjen e gjelit të detit: 3 qepë të grira imët
- 200 gram selino të grira hollë
- Të brendshmet e gjelit
- 100 gram arra
- 100 gram rrush të thatë
- 10 ullinj
- 1 mollë jeshile e prerë në feta të holla
- 2 feta bukë të thekura.
Udhëzimet
- Gjeli i detit duhet larë dhe pastruar mirë. Kini kujdes të lani mirë edhe të brendshmet e tij.
- Në një tigan skuqni qepën e grirë imët me pak vaj. Shtoni më pas edhe të brendshmet. I përzieni mirë.
- E hiqni nga zjarri dhe i shtoni më pas, mollën, ullinjtë, rrushin e thatë, arrat, selinonë dhe bukën e thekur të prerë në kubik të vegjël.
- I përzieni mirë dhe tani është koha të mbushni gjelin me të. Ngjesheni mirë.
- Në fund e lidhni gjelin me spango, tek pjesa e këmbëve.
- Tani e lyeni me gjalpë të gjithë sipërfaqen e tij.
- E vendosni në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet ngadalë përreth 2 orë, megjithëse kjo është relative varësisht furrës.
- Ju bëftë mirë!