DY KLINIKA TË REJA DERI NË PRANVERË 2024

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, Ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq, Drejtoresha e QKMZ-së Lilana Radulloviq dhe ambasadorja e Delegacionit të BE-së Oana Kristina Popa vendosën gurëthemelin për ndërtimin e klinikës për sëmundje infektive dhe klinikës për dermatovenerologji të Qendrës Klinike të Malit të Zi. Të dyja klinikat do të vendosen në një objekt dhe do të formojnë një njësi funksionale të QKMZ-së. „Këto dy klinika janë financuar plotësisht nga BE-ja me 8.5 milionë euro, për të cilat jemi shumë mirënjohës. Afati i përfundimit të punimeve është 18 muaj, ndaj presim hyrjen në pranverë të vitit 2024. Sipërfaqja e objektit do të jetë rreth 3,400 metra katrorë, dhe sipërfaqja e përgjithshme në të cilën do të vendoset ndërtesa është 5,000 metra katrorë. Objektet do të pajisen me pajisje moderne dhe do të ketë më shumë vende për pacientët në spital”, tha Radulloviq.

Ambasadorja Popa theksoi se pandemia na mësoi se duhet të investojmë vazhdimisht në sistemin shëndetësor. Siç tha ajo, është e lumtur që Mali i Zi po ndërton klinika të reja pas kaq vitesh dhe BE-ja po e ndihmon.

Kryeministri Abazoviq beson se vendosja e këtij gurëthemeli sot është fillimi simbolik i një epoke të re në Mal të Zi në të cilën do të investojmë më shumë në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë.

SHARE